IPR Marketing, kompania elitë e sondazheve prej 10 vitesh bashkëpunon ngushtë me Rtv Ora për proceset zgjedhore në vend, duke goditur në kokë rezultatet.

Por ky proces ka hasur jo pak vështirësi. Drejtori i IPR Marketing, Antonio Notto, tregoi për “Tempora” në Rtv Ora vitin 2015 si eksperiencën më të vështirë, kohë edhe kur u mbajtën zgjedhjet lokale.

Kishte edhe kërcënime.

Notto: Kemi operuar mirë në Shqipëri. Vetëm në 2015 kur ishin zgjedhjet vendore, sodnazhet tona atë kohë ishin shumë të sakta. Pas 15 ditësh kemi parashikuar të dhënën finale, nuk e dimë por patëm kërcënime. E vuajtëm disi këtë moment por megjithëse patëm këtë kërcënim vazhduam punën tonë deri ditën e  zgjedhjeve. Patëm sulme nga disa forca se sondazhet mund të ishin të falsifikaura por numra treguan se nuk ishin gënjeshtra nga ana jonë.

Nisur nga këto kërcënime, Notto tha se asokohe është shoqëruar edhe nga Garda me kërkesë të Ambasadës italiane.

Notto: Po është e vërtetë, në vitin 2015. shte një periudhë që patëm kërcënime. Në Shqipëri kam ardhur disa herë i shoqëruar por nuk patëm bezdi të madhe. Nuk mundën të na ndalonin në punën tonë.