"Pasqyra e jet's" në poezi, studentja “sfidon” jetën e munguar kulturore në Fushë Krujë

"Pasqyra e jet's" në poezi, studentja “sfidon”

Fushë Kruja është një prej atyre qyteteve ku jeta kulturore thuajse nuk ekziston. Një studente e ka sfiduar këtë realitet të hidhur duke e përzgjedhur për të promovuar librin e saj të dytë.

Në Fushë Krujë, si shumë qytete të tjera të vogla në shqipëri, jeta artistike thuajse nuk ekziston.

Ndaj çdo nismë për të ngjallur jetën e munguar kulturore konsiderohet eveniment në qytetin e vogël.

I tillë ishte edhe promovimi i librit të dytë me poezi nga Selidona Zalla, aktualisht studente në Universitetin e Tiranës.

Mes poezive një i kushtohet realitetit që po jetojmë mes pandemisë së koronavirusit, ndërsa të veçantë e bën fakti se ajo shkruan në gegërisht.

Bashkia e Krujës ka dështuar tu promovojë artin e kulturën, të cilësuara ushqim për shpirtin, aq të rëndësishme edhe në qytetet e vogla me 1001 halle.

Kultura Lajme Libra fushe kruje promovim libri

EMISIONET