Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar ditën e sotme (8 janar) një takim virtual me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Mësohet se Xhaçka dhe Varhelyi ka diskutuar me njëri-tjetrin për dosjen e zgjerimit, si dhe në atë të ndihmës nga Komisioni Evropian për përballimin e pasojave të tërmetit dhe të pasojëve të pandemisë në Shqipëri gjatë 2020-ës.

Sipas ministres Xhaçka, Shqipëria i ka përmbushur detyrat e saj përpara konferencës së parë Ndërqeveritare duke informuar Komisionerin për përmbushjen e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimin e reformës elektorale në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Më herët, Xhaçka ka zhvilluar edhe një takim me ambasadorin e BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ku u ndalën te pandemia dhe integrimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.