Pasi zbuloi partnerin e saj, Rita Ora i jep fund lidhjes

Pasi zbuloi partnerin e saj, Rita Ora i jep fund lidhjes

Në muajin korrik u zbulua lidhja e Rita Orës me regjisorin, Romain Gavras.

Gjatë gjithë kësaj kohe ata janë parë në shoqërinë  e njëri-tjetrit.

Mirëpo duket se gjërat mes çiftit nuk po shkojnë ashtu siç ishte parashikuar. Daily Mail raporton se Rita dhe Romain po kalojnë një krizë në çift dhe shkak është bërë pandemia dhe thyerja e rregullave nga ana e këngëtares.

Thuhet se pas gjithë gjobave dhe ndëshkimit publik që mori, Rita ka nisur të ndjekë rregullat e Covid-19, por kjo gjë e ka mbajtur larg partnerit të saj për shkak të ndalimit të udhëtimeve.

“Romain e ka mbështetur shumë Ritën gjatë muajve të fundit. Ata kanë probleme, sepse janë larg njëri-tjetrit. Është e vështirë të mos e dish se kur do të lehtësohen masat. Gjërat mes tyre kanë qenë shumë të tendosura pas festës së saj të ditëlindjes dhe gjithë kritikave që mori. Duket se ata janë në krizë”- ka thënë një burim për “The Sun”.

EMISIONET