Arrestohet në Itali autori i vrasjes dhe murosjes së shqiptarit 41-vjeçar, Astrit Lamaj.

Karabinierët e Monzas dhe Caltanissettas, pas një veprimtarie gjatë hetimore, kanë arrestuar 45-vjeçarin Salvatore Tambe, 45 vjeç, shkruajnë mediat italiane, raporton Ora News.

Ngjarja e rëndë daton në janarin e 2013 kur shqiptari u zhduk, ndërsa u gjet më 15 janar 2019 I murosur në një apartament në rinovim e sipër në zonën e Senagos.

Sipas autoriteteve italiane, shkak për hakmarrjen e tmerrshme është bërë akuzat për vjedhjen e disa sendeve me vlerë, raporton Ora News.

Autori, para ndalimit, ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, i akuzuar si pjesë e familjes mafioze Riesi, pjesë e “Cosa Nostra”.

Vendi ku u muros shqiptari

/a.r, Ora News