Pas zjarrit në Lesbos, Gjermania pritet të pranojë 1,500 migrantë

Pas zjarrit në Lesbos, Gjermania pritet të pranojë 1,500

Gjermania ka në plan të mirëpresë më shumë se 1,500 migrantë nga Greqia kanë bërë të ditur disa burime qeveritare për agjencinë e lajmeve AFP. Ata do i ofrojnë strehim pasi një zjarr ka shkatërruar kampin, Moria ku qëndronin.

Rreth 12,000 migrantë aktualisht janë duke qëndruar në ndërtesa të braktisura dhe në rrugë pasi kampi është shkatëruar plotësisht.

Gjermania dhe Franca kanë nxitur vendet e Bashkimit Eurporian të tregojnë më shumë solidaritet dhe thanë se ky incident demostroi dhe njëherë nevojën për të gjetur një përgjigje të përbashkët për çështjet në lidhje me migracionin.

Ky plan i mirëmenduar nga Gjermania për të mirëpritur 1.553 migrantë  si fillim u miratua nga Angela Merkel, Bashkimi Dekokristian dhe Ministri i Brendshëm Horst Seehofer, nga Bashkimi Social Kristian në Bavari.

Më pas u mbështet edhe nga partneri i tretë i koalicionit, Social Demokratët udhëheqësi i të cilit kishte kërkuar më parë që vendi të merrte mijëra migrantë nga Greqia.

Greqia është duke rritur përpjekjet për të krijuar strehim të përkohshëm, ndërkohë që banorët lokalë janë duke u përgatitur për mbajtje të protestave kundër migrimit. Të martën, ministria greke për Migrim ka thënë se rreth 800 banorë të kampit Moria janë strehuar në vendbanime të përkohshme në Lesbos. Prej tyre, 21 kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirus, ka thënë kjo ministri.

Bota Lajme Greqi zjarr Lesbos Moria kampi migrante

EMISIONET