Adele së fundmi ka pësuar një transformim të dukshëm në pamje duke humbur shumë peshë në pak kohë.

Por duket se kohët e fundit Adele është përkushtuar në rehatinë e saj dhe është larguar nga ekrani dhe skena muzikore.

Mirëpo, ky pushim për Adele ka marrë fund pasi këngëtarja pritet të rikthehet më e fuqishme se asnëjherë më parë.

Ajo do të jetë e ftuar në shfaqjen e humorit të NBC këtë fundjavë dhe do të jetë hera e parë që ajo do shfaqet në televizion pas ndryshimit drastik qe ka bërë në trupin e saj.

Ylli i muzikes “Pop” u shfaq në super formë në një video të re të postuar nga llogaria e SNL në Instagram, krahë H.E.R. dhe Kate McKinnon. 32-vjeçarja ka munguar në skenë që nga koncerti i saj i fundit në 2017. Që nga ajo kohë, 15 herë fituesja e Grammy ka punuar për gjendjen e saj fizike dhe tashmë është në super formë.