Zemërimi dhe protestat që shkaktoi rasti i Shën Sofisë me sa duket nuk i ka bërë asnjë përshtypje presidenti turk.

Ai shndërroi tani një kishë tjetër muze në Stamboll në xhami.

Rexhep Tajip Erdogan urdhëroi që kisha bizantine e Shën Sotirit dhe e Horës të rifillojnë të funksionojë si xhami. Kjo ndërtesë e shenjtë, rrënjët e së cilës datojnë në shekullin e gjashtë dhe u rindërtua në formën e sotme në shekullin e njëmbëdhjetë, është me famë botërore për mozaikët dhe afresket e saj.

Pas pushtimit të Kostandinopojës, Stambollit të sotëm, osmanët e kthyen atë në vitin 1511 në xhami dhe i mbuluan afresket murale të krishtera me gëlqere dhe me blozë.

Afresket e kishës bizantine të Shën Sotirit dhe Horës u restauruan pas Luftës së Dytë Botërore si pjesë e një programi të gjerë restaurimi pasi kjo ndërtesë u shpall nga shteti si muze. Në vitin 2019 Gjykata Supreme e Turqisë miratoi rishndërrimin e saj në xhami.

Kisha bizantine e Shën Sotirit dhe e Horës