Pas shkarkimit të Maurizio Sarrit nga stoli i Juventusit, ekipi konfirmoi legjendën Andrea Pirlo si trajnerin e ri të ekipit.

Vetëm para 10 ditësh ai u zyrtarizua në krye të ekipit U23. Ai nënshkroi një kontratë 2 vjeçare me bardh e zinjtë.

Zonja e vjetër u skualifikua nga Uefa Champions League ditën e premte (7 gusht) përballë Lyon.

Edhe pse fituan me rezultatin 2-1, fitorja e Lyon në ndeshjen e parë i dha kualifikimin francezëve.

Kjo ishte goditja përfundimtare për trajnerin Maurizio Sarri pasi edhe më herët ai kishte probleme me drejtuesit e klubit.

Gjatë 1 sezoni, ai arriti të fitojë vetëm kampionatin teksa humbën Kupën e Italisë përballë Napolit.