Pajisja që do të përdoret për identifikimin elektronik të votuesve më 25 prill, pas Tiranës u testua edhe në Kukës. Përfaqësuesit e KQZ thanë se procesi jep garanci dhe shmang disa nga problematikat e zgjedhjeve ndër vite, siç është edhe tentative për të votuar disa herë.

Pas Tiranës, procesi i identifikimit elektronik të zgjedhësve që do të përdoret më 25 prill u demonstrua edhe në Kukës.

50 persona ishin përzgjedhur për të testuar pajisjen që sipas zyrtarëve të KQZ ofron siguri për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm.

“Sistemi i identifikimit elektronik, siguri për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm”, shkroi pas testit kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Nën komisionerja Shtetërore për Zgjedhjet, Lealba Pelinku që ndoqi procesin në Kukës tha se sistemi ka siguri maksimale dhe nuk lejon votim të dyfishtë.

Dy testet, sipas përfaqësuesve të KQZ kanë rezultuar pozitive, ndërsa nuk ka pasur kundërshtime as nga subjektet politike që i kanë ndjekur nga afër.

Për tu hequr partive çdo mundësi abuzimi, KQZ ka bërë thirrje që qytetarëve të zakonshëm të aplikojnë për të qenë pjesë e personelit teknik që do të kryeje identifikimin elektronik të zgjedhësve.