Tirana, e vetmja skuadër e mbetur në garë në Europa League, ka shmangur një përballje me serbët e Crvena Zvezdës, por edhe me Dinamo Brest, në shortin që do të hidhet duke filluar nga ora 14:00 në Nyon të Zvicrës.

Megjithatë bardheblutë rrezikojnë dy kundërshtarë të frikshëm, siç janë zviceranët e Young Boys dhe kroatët e Dinamo  Zagreb, me këto dy ekipe që ndodhen në vazon e favoritëve në grupin 1.

Gjithashtu për skuadrën bardheblu ka edhe shpresë, pasi shorti mund t’i rezervojë edhe një përballje me rivalë të kalueshëm në letër.

Tirana mund të përballet edhe me njërën nga skuadrat fituese të çifteve të mëposhtme:

1- Floriana (Maltë) vs Flora Talin (Estoni)

2- Kups (Finlandë) vs Suduva (Lituani)

3- Djugarden (Suedi) vs Kluzh ( Rumani)