Pas "mesazhit të koduar" me gazetarët, ja ku përfundon presidenti Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta iu rikthye këtë të premte bashkëbisedimit me gazetarët ku vendosi theksin mbi nevojën e vendit për një Gjykatë Kushteuese funksionale dhe zgjedhje të 25 prillit të lira e të ndershme.

Në përfundim të komunikimit me gazetarët, kreu i shtetit nuk i kurseu sërish “mesazhet e koduara” teksa u shpreh:

“Do iki në vendlindjen e Elez Isufit që luftoi gjithë jetën kundër pushtuesve. Ta dinë të gjithë që ky është një vend që pas 25 prillit do i takojë të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe kurrsesi një kaste të papërgjegjshme dhe secili të përmirësojë raportin e tij me historinë e re të pas 25 prillit”.

Dhe mesa duket Meta e ka mbajtur fjalën. Gjatë rrugës për në Dibër ai është ndalur në një resort në Klos, të cilin e konsideron çlodhës dhe frymëzues.

“Një pushim në resortin Doka, në Klos, është çlodhës dhe frymëzues”, shkruan Meta në postimin e tij.

Vendi Lajme facebook diber Politikë meta Aktualitet mesazhi klos

EMISIONET