Pas katër vitesh pushim, Gjykata e Lartë nis nga puna, ja dosjet e para që shqyrtohen

Pas katër vitesh pushim, Gjykata e Lartë nis nga puna, ja dosjet e

Pas një pauze 4 vjeçare, Gjykata e Lartë ka rinisur shqyrtimin e çështjeve gjyqësore. Bëhet fjalë për proceset civile dhe administrative, që nuk kanë palë shtetin, të cilat gjykohen me 3 anëtarë në Gjykatën e Lartë.

Shqyrtimi do fillojë sipas kalendarit të planifikuar dhe shpalljeve në faqen zyrtare të kësaj gjykate, si dhe ambientet e jashtme të saj.

Gjykata e Lartë ka filluar shqyrtimin e çështjeve gjyqësore në seanca publike, sipas kalendarit të planifikuar dhe shpalljeve në faqen zyrtare të kësaj gjykate si dhe ambjentet e jashtme të saj.

Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen e palëve në proces dhe avokatëve, të cilët kanë paraqitur rekurse pranë kësaj gjykate, të konsultohen rregullisht me shpalljet zyrtare që bën Gjykata e Lartë në ëebsitin e saj www.gjykataelarte.gov.al , “Lista e Çështjeve të Shpallura për Gjykim” si edhe në ambjentet e jashtme të gjykatës (stendat publike)”, thuhet në njoftim.

Këto çështje që do të trajtohen në seanca publike kanë pasur fazën “gjyq”, dhe janë vendosur para procesit të vettingut, sqaron Gjykata e Lartë.

Duke qenë se janë çështje të vjetra në kohë, ose me problematika delikate, apo të kthyera nga Gjykata Kushtetuese, si dhe mund të gjykohen me tre gjyqtarë, është vendosur të çelet seanca gjyqësore.

Gjithashtu, një tjetër arsyetim për shqyrtimin e tyre është dhe për shkak të natyrës që kanë dhe kohës së gjatë të paraqitjes në gjykatë.

Prej muajsh në Gjykatën e Lartë janë emëruar tre anëtarë, duke e bërë atë funksionale. Ata janë Sokol Sadushi, Ervin Pupe dhe Ilir Panda.

Gjykata e Lartë pushoi së vepruari që nga viti 2016, kur nisi dhe reforma në Drejtësi.

Vendi Lajme Kronike gjykata e larte

EMISIONET