Përveç radhëve të krijuara në pikën kufitare të Kapshticës, Morina paraqet të njëjtën situatë.

Por këtë herë janë radhë të krijuara nga pushuesit kosovarë që zgjedhin bregdetin e Shqipërisë për të pushuar.

Fluksi i madh i automjeteve është krijuar në aksin rrugor Morinë – Kukës, me  pushues nga Kosova.

Si çdo të dielë kolona e mjeteve ishte deri në fshatin Vermicë të Prizrenit.

Këtë fundjavë kanë hyrë në vendin tonë mbi 30 mijë qytetarë të Kosovës.

Në Morinë është punuar me procedurë të përshpejtuar dhe nuk ka patur pritje te gjata.

Situata në Morinë