Pas Kakavijës, edhe Vlora "mbytet" nga trafiku

Trafik i rënduar në aksin Uji ftohtë Orikum.

Qarkullimi i automjeteve fillon të ngadalsohet që ne hyrje të Lungomares për shkak të rrugës së ngushtë dhe më pas në ujin e ftohtë automjetet kalojnë me vështirësi duke mbetur madje edhe të bllokuara.

Bëhet fjalë për një aks rrugor afro 20-25 km të gjatë.

Trafiku krijohet nga ngushtesia e rrugës vec me dy sense lëvizjesh, parakalimet e gabuara etj.

Trafiku fillon nga "Lungo Mare" dhe përfundon në Orikum, ndërkohë që forcat e policisë të cilat janë prezente, e kanë të pamundur të devijone trafikun.

Kjo mesa duket ka ardhur nga fluksi i lartë i pushuesëve që janë dyndyr drejt jugut me automjetet e tyre, por kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë, pasi çdo fundjavë në këtë zonë është e njejta gjë, duke shkaktuar lodhje dhe stres tek qytetarët.

Foto : Trafiku në "Lungo Mare"
https://youtu.be/lW0l6R-MRHY

Vendi Lajme trafik Aktualitet vlora trafik ne vlore

EMISIONET