Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u ka kërkuar falje tifozëve për gabimin që i kushtoi skuadrës së Arsenalit.

“Më vjen keq për gabimin. Ky është futbolli dhe tani ndihem po aq i irrituar sa të gjithë ju” shkruan Xhaka.

Gabimi i mesfushorit shqiptar, i ka kushtuar me gol skuadrës së tij, Arsenal.

“Topçinjtë” barazuan 1:1 me Burnleyn në xhiron e 27-të të Premier Leagues.

Pierre-Emerick Aubameyang kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 6-të, para se Granit Xhaka në minutën e 39-të të godiste me top Chris Wood dhe topi nga ai të përfundonte në rrjetën e Bernd Lenos.

Në tabelë, pas 27 ndeshjeve Arsenali është i dhjeti me vetëm 38 pikë. Burnley ka 30 pikë me 28 ndeshje të zhvilluara.

Me gabimin që bëri në ndeshjen ndaj Burnleyt, ai u bë futbollisti me më së shumti gabime që kanë kushtuar me gol, në pesë sezonet e fundit. Siç shkruan faqja e specializuar për statistika në futboll OPTA, që nga sezoni 2016-17, Xhaka ka bërë më së shumti gabime që kanë kushtuar me gol, tetë herë, në krahasim me cilindo lojtar tjetër të ligës kryesore në Angli.