Pas Champions-it rradha e Europa League/ Milan kërkon kreun e grupit në Francë

Champions League, pas dy netëve plot gola dhe surpriza, i le vend Europa League.

Në 18:55 Milan luan  në Francë përballë Lille, e cila I shkaktoi humbjen e parë sezonale duke mundur 0-3 në “San Siro”.

Kuqezinjtë janë një pikë larg francezëve në vend të dytë ndaj dhe sot do të tentojnë të rimarrin kreun e grupit H pa patur të gatshëm Zlatan Ibrahimoviç të dëmtuar.

Lille vjen pas fitores 4-0 në kampionat ndaj Lorient, ndërsa Milan pas fitores 1-3 ndaj Napolit, shkruan Ora News.

Napoli i Hysajt do të luajë përballë Rijekas një ditë pasi legjenda e tyre Diego Maradona ndërroi jetë. Ndërsa Roma e Kumbullës udhëton drejt Rumanisë për tu përballur me Cluj.

Ndeshjet e mbrëmjes së sotme:

Sport Lajme Futboll milan roma europa league ndeshjet

EMISIONET