Pas Beratit edhe Vlora, Gjiknuri i merr simpatizantët LSI-së: I janë bashkuar PS-së!

Vazhdojnë largimet nga LSI drejt Partisë Socialiste. Këtë herë ka qenë Vlora, ku janë larguar një grup simpatizantësh drejt mazhorancës.

Këtë gjë e ka bërë me dije deputeti i mazhorancës dhe drejtuesi politik i PS-së në Vlorë ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook.

Ai shkruan se rritja e mbështetjes për familjen e madhe politike është garancia më e mirë për ta bërë realitet objektivin e PS-së për Vlorën.

Gjiknuri: Një tjetër grup i gjerë ish-simpatizantësh dhe anëtarësh të LSI-së vendosën të largohen nga ky subjekt duke ju bashkuar alternativës së Partisë Socialiste në Vlorë. Bilanci i punëve të mira të bëra, projektet në zhvillim dhe ato të planifikuara janë arsye e fortë që në 25 Prill çdo qytetar i Qarkut të Vlorës të votojë për skuadrën dhe programin e Partisë Socialiste. Rritja e mbështetjes për familjen tonë të madhe politike është garancia më e mirë për ta bërë realitet objektivin tonë për Vlorën qytetin e dytë më të rëndësishëm pas Tiranës.

Vendi Lajme Politikë vlore LSI damian gjiknuri simpatizante

EMISIONET