Dhjetë ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj  u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Diell.

Para disa ditësh, pasi u bë nënë për herë të dytë Arbana postoi fotot e para në Instagram e cila u shfaq me një fustan në zi e trëndafil në dorë,ku dukej në super formë.

E natyrisht, ajo është pyetur menjëherë nga ndjekëset e saj për sekretin që ka ndjekur, të cilin ajo na e zbuloi sot.

Në fakt nuk bëhet fjalë vetëm për një çelës sekret, por për përkushtim dhe regjim të rregullt ushqimor si gjatë ashtu edhe pas shtatzënisë.