Vetëm pak ditë më parë këngëtari Seldi Qalliu  bëri publike lidhjen e tij me modelen bukuroshe të quajtur Sindi Cela në ditëlindjen e saj.

Mbrëmjen e sotme në “Why Not” sezoni i katërt në RTV Ora me moderatoren Roza Lati  ata kanë qenë të ftuar për të folur më shumë mbi lidhjen e tyre.

Seldi dhe Sindi treguan se gjithçka ndodhi në mënyrë spontane dhe se muajt e karantinës i kaluan së bashku.

Gjithashtu këngëtari rrëfeu se projekti më i fundit muzikor ‘Nutella’ është një dedikim për Sindin. Kënga ishte punuar vite më parë, por ishte pikërisht modelja ajo që e shtyu ta publikonte.

Këngëtari është përfolur shpesh herë për lidhjet e tij pasi shumicën e tyre i ka bërë publike. Më e fundit dhe më e përfolura  ka qenë ajo me këngëtaren e njohur Mimoza Shkodra e cila përfundoi vetëm pak kohë pasi bënë publike fejesën e tyre.

Çfarë mendon për të Sindi dhe a është xheloze?

Modelja na i tregon vetëm duke thënë se është një këngëtare shumë  e mirë duke mos fshehur as lumturinë që Seldi është ndarë me të.

Mimoza Shkodra mendoj se është këngëtare shumë e mirë, shumë.  Edhe më bëhet qefi që është ndarë se tani Seldi është me mua”- thotë Sindi.