Kuvendi komision për akuzat e Dick Marty, Meta krah Bashës: Turpi më i madh! Dihet kush është "Kali i Trojës"

Kuvendi komision për akuzat e Dick Marty, Meta krah Bashës: Turpi

Presidenti Ilir Meta është pyetur në lidhje me qëndrimin e tij për raportin e Dick Martyn, ku kryedemokrati Lulzim Basha akuzohet se ka shërbyer si hetues ndaj UÇK.

Meta e ka cilësuar si turp ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e çështjes, ndërkohë që ka shktuar se “dihet se kush i fabrikoi akuzat e tij, se cilat vende  dhe shtete e mbështetën, e sponsorizuar dhe kërkon të heqë vëmendjen nga ata dhe të fusë përçarjen midis shqiptarëve."

Meta: Parlamenti të ngrejë një komision për ligjin që thashë unë, që kërkon një oligark bashkë edhe me ndonjë drejtor partiak, të vjedhin të gjjithë konsumatorët në Shqipëri. Ky është një problem shumë i madh dhe shumë serioz. Nëse ka ende një Parlament. Nëse është një bandë, le ta miratojnë.

Që të ngrejë Parlamenti një komision për akuzat e Dick Martyn është turpi më i madh që bën “Kali i Trojës”,  sepse dihet se kush i fabrikoi akuzat e tij, se cilat vende  dhe shtete e mbështetën, e sponsorizuar dhe kërkon të heqë vëmendjen nga ata dhe të fusë përçarjen mdisi shqiptarëve. Çfarë t’ju them më shumë për këtë çështje.

LEXO EDHE: “Rrezik si Karabak”, Meta: Duhet të bashkëjetojnë me Kosovën edhe ata në Serbi e Shqipërinë që u ka ngelur ora

Vendi Lajme lulzim basha presidenti meta Aktualitet dick marty komision hetimor

EMISIONET