Partitë separatiste kanë marrë shumicën parlamentare në zgjedhjet rajonale të Katalunjës në Spanjë.

Partia Socialiste unioniste e Katalonjës (PSC) u barazua me Republikanët e Majtë të Katalonjës (ERC) duke dalë të parat, me të dyja partitë që fituan 33 vende në parlament.

Vetëm një vend më pak ka marrë Partia separatiste Së bashku për Katalonjën.

Partia Vox doli e katërta. Jo vetëm që është hera e parë që partia nacionaliste spanjolle fiton përfaqësimin në Katalonjë, por Vox fitoi më shumë vende sesa të dy partitë më të moderuara të krahut të djathtë së bashku.

Qytetarët, partia unioniste e krahut të djathtë, e cila fitoi vendin e parë në zgjedhjet e Katalonjës në vitin 2017, përjetuan rënie të mbështetjes së tyre duke rënë nga 36 në gjashtë vende.

Partia Konservatore Popullore fitoi vetëm tre vende.

Partia radikale e majtë ekstreme separatiste CUP gjithashtu arriti të fitojë dyfish vende, duke u renditur si partia e pestë.

Shumica absolute në Parlamentin e Katalonjës ka 68 vende.

Të tre partitë separatiste, CUP, Së bashku për Katalonjën dhe ERC, nga 135 ulëse në parlamentin e rajonit, kanë fituar 74 ulëse ndërsa 61 ulëse shkojnë për forcat e tjera politike, raporton Ora News.

Në zgjedhjet e vitit 2017 partitë separatiste kishin fituar 70 ulëse në parlament.

Në të njëjtën kohë, votimi anoi shumë majtas, me partitë e krahut të majtë që fituan 83 nga 135 vendet.

Salvador Illa, ish-ministri i Shëndetësisë i Spanjës nga Partia Socialiste, njoftoi të dielën në mbrëmje se ai do të përpiqet të formojë qeverinë, pavarësisht gjasave që të marrë mbështetjen e mjaftueshme parlamentare.

Katalonja ka qenë një nga fushat e betejës politike më të trazuar të Evropës në vitet e fundit.

Në vitin 2017, qeveria rajonale mbajti referendum të paligjshëm për pavarësinë dhe më pas shpalli pavarësinë nga Spanja.

Qeveria qendrore e Spanjës më pas mori kontrollin e Katalonjës, duke akuzuar udhëheqësit separatistë për kryengritje dhe rebelim.

REZULTATET E ZGJEDHJEVE:

/a.r,OraNews