Parkut "Rinia" i thahen pishat

Parkut "Rinia" i thahen pishat

Parku "Rinia",  i cili u inagurua më 1 qershor 2020 dhe kushtoi rreth 1 miliardë lekë, veç permbytjeve sa herë bie shi, ka filluar të shfaqë dhe një tjetër problem ku siç mund ta shihni në video pishat janë tharë.

Sipas dokumenteve zyrtare në këtë sipërfaqe duhet të ishin mbjellë 10 pisha të buta dhe 30 pisha të egra.

Ndërsa 16 pemë duhet të jenë bli i kuq dhe 7 duhet të jenë rrape. Këto i përkasin kërkesave për pemë të larta në parkun "Rinia".

Në qershor kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi këtë investim një tjetër histori suksesi, por pa folur për shifrën që kushtoi.

Ndërsa me shirat e para të rëna u zbuluan problemet. Në rrjete sociale, parku u pa dhe si pishinë.

Por me kalimin e kohës, tharja e pemëve zbulojnë sërish situatën e vërtetë të investimit.

Vendi Lajme Sociale thahen pishat parku rinia

EMISIONET