Parku Kombëtar “Qafë Shtamë” në Krujë mbetet një nga parqet më të bukura të Shqipërisë.

I vendosur shumë pranë kryeqytetit, kjo pikë turistike tërheq vemendjen e vizitorëve të shumtë të interesuar për të njohur natyrën dhe historinë e tij.

Me nisjen e sezonit turistik ky park frekuentohet kryesisht në fundjavë për të shijuar natyrën, ajrin e pastër dhe ujin e kristaltë.

“Edhe uji këtu është shumë kurativ, sidomos ajrin e ka shumë, shumë kurues”

“Zakonisht këtu ndihet një ajër shumë i pastër, shumë i mirë. Është shumë kënaqësi kur sheh ambientin, shumë ndjenja pastërtie”

“Ky është vend shërues për mushkëritë, ajri i pastër, pisha. Për veti kap: thith ajrin karbonik, cliron oksigjen më shumë . Uji është i mrekullueshëm”

Burimit ujor të njohur për vetitë kurative, iu vu emri “Nëna Mbretëreshë” dhe kroi bën pjesë në listën e monumenteve të natyrës shqiptare.

Në këtë perlë malore rriten bimë të shumëllojshme dhe bujqësia dhe blegtoria mbeten baza ekonomike e banorëve të zonës.

Një tjetër burim i rëndësishëm është edhe turizmi natyror që njerëzit e zgjedhin për t’iu larguar zhurmës.

“Ne kemi ik nga Lezha, detit, plazhit, rrëmujës, kemi ardhur për të shijuar një drekë”

Qafë-Shtama shërben si urë lidhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në very ndërsa në jug kufizohet me pellgun e Bovillës.