Parkingjet në QSUT/ Mjekja denoncon me video: Si i gjobit koncensionari bluzat e bardha

Parkingjet në QSUT/ Mjekja denoncon me video: Si i gjobit koncensionari

Kur i intereson, qeveria i quan “heronj”, por kur vjen puna për ti zhvatur nuk i shpëton asnjë rast.

Kjo është situata sot në QSUT, aty ku çdo ditë mjekë, infermierë apo pedagogë përballen me gjobat e koncensionarit të parkingjeve.

Denoncimin e rradhës e bën mjekja dhe pedagogia Monika Fida, e cila përmes një video-live në Facebook-un e saj tregon situatën në qendrën më të madhe spitalore në vend, raporton Ora News.

“Po flas sot live nga QSUT. Jam mjeke, konsulente pranë shërbimit të dermatologjisë.

Vij, është kohë me shi, siç e shihni, gjithë sipërfaqja është bosh, totalisht. Kjo sipërfaqe nuk lejohet të përdoret nga mjekët

Koncensionari ka bllokuar të gjitha vendet, ndërsa ne, bluzat e bardha, që deri dje ishim heronj, nuk mund të parkojmë dot këtu”.

Më pas, mjekja tregon edhe gjobën që ka marrë pikërisht për shkak të parkimit.

Video-denoncimi:

Vendi Lajme Sociale denoncimi qsut Monika Fida mjekja Aktualitet parkingjet

EMISIONET