Parkimi i pamundur në Tiranë, mungesa hapësirash për automjetet

Parkimi është kthyer në një mision të pamundur  për qytetarët e Tiranës. më problematike kjo situatë bëhet pranë institucioneve dhe qendrave mjekësore ku qytetarët shkojnë me urgjenca dhe për problem të ndryshme ndërkohë që nuk kanë ku lënë automjetin. Nga ana tjetër edhe efektivat e policisë rrugore duket se e kanë të pamundur të mbulojnë çdo rast shkelje duke ndërhyre në mënyrë sporadike por edhe duke toleruar kundravajtësit.

Mungesa e parkimeve në Tiranë është një problematikë me të cilët qytetarët përballen çdo ditë. Sidomos në institucione shtetërore dhe qendra shëndetësore.

Në rrugën e Kavajës pranë qendrës shëndetësore nr, 9 ku siç duket edhe nga pamjet, makinat janë parkuar në krah të korsive të biçikletave.

Mungesa e hapësirës pa pagesë i detyrojnë qytetarët që të ndalojnë makinat në krah të rrugës duke krijuar edhe trafik.

Vetëm pak më tej disa automjete të parkuara në një zonë ku sinjalistika tregon se është e ndaluar qëndrimi.

Por duket se polici I rrugores nuk e ka parë tabelën dhe I vendos gjobë vetëm një prej makinave të parkuara dysh.

Situata është më e vështirë gjatë ditëve me shi kjo për shkak të shtimit të fluksit të automjeteve.

Të gjesh një vendparkimi pranë institucioneve apo edhe bizneseve është thuajse një mision i pamundur.

Vendi Lajme Sociale tirane parkimi mungese parkimesh

EMISIONET