Shkencëtari Andrew Pollard, i cili është edhe drejtori i Grupit të Vaksinave të Oksfordit ka paralajmëruar se gjatë 2021 do të ketë shumë variente të reja të koronavirusit.

“Teksa ecim përgjatë vitit 2021, ne do të shohim shumë variante të reja dhe do të duhet të mësohemi me këtë”– u shpreh ai.

Por pyetja kritike është nëse disa prej këtyre varianteve të reja po përshtaten për shkak të imunitetit midis popullatave njerëzore, nëse kjo është për shkak të infeksionit, a po me të vërtet si rezultat i vaksinimit”– shtoi ai.

Sipas BBC, Pollard thekson se variantet e reja po zbulohen herët, dhe nëse duhen kërkuar vaksina të reja, atëherë sipas tij ata do të jenë në gjendje t’i krijojnë ato shpejt.

Shqetësimi për sa i përket efektivitetit të vaksinave aktuale kundër varianteve të koronavirusit, ishte ngritur pas shfaqjes së mutacionit të covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar i cili u zbulua disa muaj më parë ku u tha se është më i transmetueshëm por jo edhe më i rrezikshëm.