Para se të infektohej me Covid, ylli i Liverpool kërceu e këndoi në dasmën e të vëllait

Para se të infektohej me Covid, ylli i Liverpool kërceu e këndoi

Një video që tregon Mohamed Salah duke u argëtuar në dasmën e vëllait të tij në Egjipt, ka ngritur dyshime se si ylli i Liverpool mund të jetë infektuar me Covid-19.

Nëse dikush po mendon se si Mohamed Salah kontraktoi virusin ndërsa ishte në një mision në Egjipt, përgjigja mund të fshihet në festën e dasmës së vëllait të tij disa ditë më parë.

Ylli i Liverpool u filmua në një video duke kërcyer me vëllain e tij të sapomartuar, Nasr, në "festën" e mbajtur në Kajro dhe shumë filluan ta lidhnin atë me testin pozitiv Covid-19 të marrë të premten pasdite dhe të konfirmuar nga Shoqata Egjiptiane e Futbollit.

Sport Lajme covid 19 mohamed salah

EMISIONET