Shpërthimi në kryeqytetin e Libanit, Beirut është lajmi kryesor në të gjitha mediat  ndërkombëtare. Jo vetëm për bilancin tragjik ku më shumë se 135 njerëz humbën jetën dhe 5000 të tjerë mbetën të plagosur, por edhe për përmasat e mëdha të valës shkatërruese.

Imazhet satelitore tregojnë një krater masiv të mbushur me ujë dhe me mbetje nga shkatërrimi i ndërtesave. Pothuajse asgjë nuk ka mbetur ashtu si ka qenë më përpara.