Para aksidentit tragjik shoferi mburrej me shishen e alkoolit në duar: Drejtoj më mirë kur pij

Para aksidentit tragjik shoferi mburrej me shishen e alkoolit në duar:

Një burrë nga Texas në SHBA para se të bëntë aksidentit është xhiruar nga partnerja e tij duke u mburrur sesa mirë i jep makinës kur është i pirë.

Përfundimi i këtij udhëtimi ishte fatal pasi ai bëri aksident ku si pasojë mbetën të vrarë tre pasagjerët përfshirë dhe të dashurën e tij të cilët ndodheshin në makinë.

Camilo Morejon, 47-vjeç me origjinë kubane po transmetonte dirtekt në ‘Facebook Live’ teksa drejtonte makinën në veriperëndim të Houston mëngjesin e të dielës.

Në videon rreth dy minua të gjatë, Morejon shihet që pi nga një shishe birrë së bashku me pasagjerët e tij, me sa duket pas një nate të gjatë festimi.

Vetëm disa minuta para përplasjes fatale, Morejon shton shpejtësinë e makinës dhe nis të mburret në spanjisht: “Drejtoj shumë më mirë kur jam duke pirë, ja siç e shihni, me shishen në dorë"- thotë ai.

Disa minuta më vonë, makina e tij Honda Accord përplaset kokë më kokë me një furgon Ford F-150 që u kthye për të hyrë në një pikë furnizimi.

Bota Lajme alkool shoferi aksidenti

EMISIONET