Pano: Votova djathtas për të pasur një zë brenda parlamentit, por nuk e kam se opozita doli nga Kuvendi

Pano: Votova djathtas për të pasur një zë brenda

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, pastori Akil Pano u shpreh se ka votuar djathtas për të pasur një zë brenda parlamentit.

Pano: Institucionet janë të vendosur në një sistem demokratik. Opozita është larguar nga parlamenti, por lufta duhet të bëhet në parlament. Unë votova djathtas për të pasur një zë brenda parlamentit, por unë tashmë nuk kam një zë.

Kjo opozitë nuk na përfaqëson dhe zbulojnë lakuriqësinë e listave të partive. Nëse e majta do të ishte në opozitë dhe do të kishte të njëjtat aksione, mbase listat e tyre me zëvendësues do të ishin më keq se e djathta.

https://youtu.be/aKJUXT56jX8

Vendi Lajme Opozita kuvendi Aktualitet votim akil pano pastori

EMISIONET