Një makinë me mbishkrimin “Ndalni politikat globaliste” u përplas këtë të mërkurë në portat hyrëse të zyrës së Kancelares gjermane Angela Merkel. Deutsche Welle shkruan se Berlini ka qenë një pikë e nxehtë për demonstrata kundër kufizimeve të koronavirusit të cilat janë ndjekur nga neo-nazistët dhe njerëz që shtyjnë përpara teoritë e konspiracionit. Porse mbetet e paqartë nëse ka ndonjë lidhje midis protestave dhe incidentit në zyrën e Kancelares.

Një makinë u përplas këtë të mërkurë në portat hyrëse të zyrës së Kancelares gjermane Angela Merkel. Mediat gjermane kanë shpërndarë imazhe të një makine ku ishte shkruar : Ndalini politikat globaliste. Ngjarja ndodhi gjatë një takimi të kabinetit gjerman, ndërsa do të mbahej edhe një videokonferencë midis Kancelares Merkel dhe kryeministrave të landeve gjermane, në lidhje me shtrirjen e masave anticovid në të gjithë vendin.

Ndërkaq, nga fotot e shpërndara në mediet sociale nga vendngjarja, në anën tjetër të makinësh shkruhej “Ju fëmijë të mallkuar dhe vrasës të moshuarish”.

Menjëherë pas incidentit në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për të bërë rrethimin e zonës dhe zbardhjen e ngjarjes. Policia e Berlinit njoftoi se shoferi ndodhet në kushtet e paraburgimit. Një zëdhënëse e policisë së Berlinit njoftoi se nuk dyshohet për një sulm ekstremist, duke thënë se nuk janë duke punuar në bazë të këtij supozimi për momentin.

Më herët, në tetor, në Berlin ka pasur protesta kundër masave për pandeminë. Mediet gjermane shkruanin se protestat në Gjermani erdhën si pasojë e disa spekulimeve se qeveria gjermane do të ashpërsojë masat anti-Covid. U desh ndërhyrja e policisë për të shpërndarë protestuesit. Me pankarta në duar, ndërsa kërkonin që të mos aplikohen masa më të ashpra, protestuesit thërrisnin se “Ne duam që jeta jonë të kthehet”, dhe “Vendosni bankat nën mbikëqyrje, jo qytetarët”.

Sa i përket rastit të së mërkurë, Deutsche Ëelle shkruan se Berlini ka qenë një pikë e nxehtë për demonstrata kundër kufizimeve të koronavirusit të cilat janë ndjekur nga neo-nazistët dhe njerëz që shtyjnë përpara teoritë e konspiracionit. Porse mbetet e paqartë nëse ka ndonjë lidhje midis protestave dhe incidentit në zyrën e Kancelares.

Një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe në vitin 2014, kur një makinë identike, me një mesazh të shkruar, gjithashtu tentoi të hynte në zyrën e kancelares.