Pandemia rrit me 40% varfërinë, OKB publikon listën e vendeve më në nevojë

Pandemia rrit me 40% varfërinë, OKB publikon listën e vendeve

Pandemia e koronavirsuit ka shtuar me 40 për qind numrin e njerëzve që kanë nevojë për ndihmë humanitare rreth globit dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për mbledhjen e 35 miliardë dollarëve për të ndihmuar të varfrit vitin që vjen.

Pandemia ka dobësuar vendet më të varfra dhe më të dobëta”, tha kreu i misioneve humanitare i OKB-së Mark Lowcock.

"Tabloja që po paraqesim është më e zymta në lidhje me nevojat humanitare për periudhën në vazhdim. Ky është reflektim i faktit se pandemia ka bërë kërdinë", tha Lowcock.

Kombet e Bashkuara kanë përgatitur planet për të zhvilluar 34 misione humanitare në 56 vende të ndryshme të botës gjatë vitit 2021, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë 160 milionë vetëve të cilët rrezikohen nga uria, konfliktet dhe ndikimi i ndryshimit të klimës.

Ne synojnë më ndihmojnë vetëm dy të tretat e atyre në nevojë dhe shpresojmë se Kryqi i Kuq do të ndihmojë të tjetër”, shtoi Lowcock.

Këtë vit donatorët dhanë 17 miliardë dollarë për të financuar operacionet humanitare dhe sipas të dhënave u ndihmuan 70 për qind të atyre që kishin nevojë.

Ndërsa Lowcock nënvizoi se 35 miliardë dollarë janë shumë para për t’u mbledhur, ai shtoi se kjo shumë është një pjesë shumë e vogël e asaj qlë kanë shpenzuar vendet e pasura për të mbrojtur qytetarët e tyre gjatë pandemisë.

Vendet më në nevojë janë Jemeni, Afganistani, verilindja e Nigerisë, Sudani i Jugut, Republika Demokratike e Kongos dhe Burkina Faso.

Ekziston rreziku që në Jemen të pllakosë uria dhe shkak për këtë është mungesa e ndihmës nga vendet e pasura të Gjirit,” tha zyrtari i OKB-së.

Bota Ekonomi Lajme OKB pandemia covid-19 varferia

EMISIONET