Mungesa e një strategjie të qartë ka bërë që personat që vuajnë nga çrregullimet shëndeti mendor të jenë më të ekspozuar ndaj koronavirusit, kjo për shkak të sjelljeve të tyre të shkujdesura, dhe të pakontrolluara.

Profesionistët  shprehen se një strategji e tillë duhet në mënyrë urgjente për të minimizuar përhapjen e virusit tek kjo kategori e rrezikuar e personave.

“Gjatë kësaj kohe duhet të kemi një strategji se si ti ndihmojmë të gjithë, apo ti përgjigjemi të gjitha nevojave që mund të kenë”, shprehet mjeku.

Mjeku psikiatër në Korçë ,Gentian Çala, thotë se gjatë periudhës së pandemisë, ka pasur shtim të numrit të personave që vuajnë nga çrregullimet e shëndetit mendor.

Ai thotë se personat që  kryesisht kanë çrregullime të ankthit kohët e fundit, janë edhe personat që e kanë kaluar virusin.

Niveli i stresit është shtuar, këtë periudhë në këmi pasur edhe pacientë egzistues që kanë pasur një ecuri jo të mirë, por ka pasur edhe raste të reja të cilat një kategori e tyre lidhet edhe me stresin e përjetuar kohet e fundit që ka lidhje me pandeminë dhe me pasojat që krijoj ajo në jetët tona”, shprehet mjeku.

Në Qarkun e Korçës janë të kartelizuar 4500 persona me probleme të shëndetit mendor ndërkohë që bashkë me personat që nuk paraqiten tek mjeku numri mendohet të jetë shumë më i lartë.