Ndër subjektet më të prekura nga pandemia covid 19 në qytetin e Korçës janë  restorantet e eventeve të cilat nuk mund të zhvillojnë aktivitetet festive as në ambientet e jashtme të tyre pasi klasifikohen si ambiente ku ka grumbullime dhe rrezik i lartë për përhapjen e virusit.

Pavarësisht kësaj, detyrimet në shtet dhe kreditë duhen paguar çka po i  ccon ata në një krizë ekonomike.

“Ne kemi detyrime, kredira, familje për të mbajtur, në të gjitha drejtimet kemi humbur shpresat. Kemi qenë emigrant dhe kemi ardhur këtu. Kemi hedhur një thes me lekë siç e shikon gjëndjen dhe sot e kësaj dite është cdo gjë e pashpresë”

Në këto kushte e vetmja zgjidhje që kanë është reduktimi i stafit.

“Sot nuk ka asnjë vetëm pronari”

Prishja e ekuilibrave ka prekur gjithashtu dhe industrinë e agjensive të eventeve.

Një pjesë e lokaleve ku zhvillohen dasma janë sanksionuar edhe me gjoba dhe të ndodhur në këtë situatë ata janë drejt falimentimit total duke menduar edhe mbylljen e këtyre bizneseve.