Pandemia kërkon profesionalizëm dhe jo patetizëm propagandistik!

Pandemia kërkon profesionalizëm dhe jo patetizëm propagandistik!

Jemi praktikisht dhe realisht te izoluar nga bota.

Ky eshte fakti me trondites dhe perjetimi me shokues per cdo njeri ne Shqiperi.

Situata eshte zhytur ne nje qorrsokak te plote ku asnje rreze drite nuk shihet ne fund te tunelit.

Patetizem propagandistik pa fund eshte derdhur per pandemine.

Mjerisht perçues te ketij patetizmi jane bere edhe profesionistet, disa nga padija dhe disa nga akaparimi qeveritar.

Rezultatet qe perkeqesohen flasin vete.

Çdo sugjerim profesional ekstraqeveritar mbytet e mbytet vetem me patetizem propgandistik dhe esklamacione qaramane antiprofesionale.

Ne krye te kryqezates se patetizmit propagandistik kunder profesionalizmit u vu ne vetë te pare kryeministri.

Rezultatet jane nje deshmi qe s'ka nevoje per koment.

Teresia e masave te marra kishin ne themel nje patetizem qeveritar antishkence:
as testime,as perdorim maskash bile anatemimi i tyre,as sherbim paresor ne balle te situates,as respiratore, as kurbe, qe analizon pandemine dhe kufizime levizjeje te çmendura, pa kuptim qe perhapnin pandemine dhe jo e kufizonin ate.

Shqiperia teresisht pa drejtim per perballimin e pandemise.

Aktrimet qeveritare gjysem te perlotura hipokrite nuk kane hic te bejne me marrjen e masave por vetem tentojne ti bejne makiazh deshtimit ne menaxhimin e pandemise.

Te izoluar ane kend per shkak te nje pandemie te administruar ne menyren me te keqe te mundshme Shqiperia dhe shqiptaret jane sot ne udhekryqin me te te rrezikshem shendetesor, ekonomik dhe social si kurre ndonje here.

U provua qe patetizmi propagandistik prodhoi nje dizaster te vertete.

Profesionalizmi, ai i verteti, eshte shpetimi i vetem te tjerat jane fjale te bukura qe cojne drejt gremines.

Profesioniste, qe qepin gojen perpara turpeve te qeverise qe dhunon vete ajo cdo rregull te pandemise, nuk i duhen kujt.

Profesioniste, qe grijne moralizime ne vend qe gishtin mbi plagen e ç'organizimit qeveritar kryejne te kunderten e misionit te tyre.

Profesioniste serioze fjalepak e puneshume, qe nuk falin kerkend ne raport me ate, qe shkenca imponon, keta po i duhen kesaj situate te veshtire dhe te komplikuar.

Koha nuk pret vendi po zhytet ne mjerim thuajse pa kthim, pandemise i duhet dhend pergjigje tani.

Lajme Opinione koronavirusi ne shqiperi petrit vasili

EMISIONET