Pandemia falimenton pushtetin vendor, Bashkitë në alarm, 2.2 mld lekë më pak të ardhura

Pandemia falimenton pushtetin vendor, Bashkitë në alarm, 2.2 mld

Të ardhurat e pushtetit vendor kanë pësuar rënie të ndejshme si pasojë e pandemisë. Një raport i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë bën me dije se në 9 muajt e vitit 2020, qeveria lokale ka grumbulluar 2.2 miliardë lekë më pak se një vit më parë.

Efektet negative të pandemisë janë shtrirë edhe në buxhetin e qeverisë lokale.

Një raport i publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë evidenton se qeveria vendore ka pasur vështirësi me të ardhurat edhe shpenzimet që prej nisjes së pandemisë.

Në 9 muaj, nga janari deri në shtator, rezulton se të ardhurat e pushtetit vendor janë realizuar në 73% të planit vjetor.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë të ardhurat në total për bashkitë e vendit kanë shënuar një rënie me 12% ose 2.2 miliardë lekësh.

Rënien më të madhe e ka pësuar zëri i taksave lokale prej -14% dhe zëri i taksave mbi pasurinë me rreth -7%.

Në totalin e të ardhurave të mbledhura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore burimet më të rëndësishme janë taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja me 6 mld lekë, taksa mbi ndërtesën me 2.9 mld lekë dhe tarifa e pastrimit dhe higjenës me 2.8 mld lekë.

Në krahun e shpenzimeve bashkitë kanë përmbushur rreth 77% të planit vjetor dhe janë vetëm 1 mld lekë se sa një vit më parë.

Në shpenzimet e realizuara në 9 mujorin e vitit 2020 peshën me të madhe e zënë shpenzimet e personelit me rreth 40% kurse investimet zunë 9.4% të totalit të shpenzimeve të pushtetit vendor.

Ekonomi Lajme Financa pandemia e koronavirusit buxheti vendor qeverisja lokale ministria e financave

EMISIONET