Pandemia efekte negative, muzeve në Shkodër u mungojnë vizitorët

Muzetë janë një pjesë e rëndësishme e ofertës turistike të Shkodrës, kryesisht për të huajt. Por për shkak të pandemisë së Covid 19, ata po vuajnë mungesën e vizitorëve, ndaj kërkojnë strategji mbështetese.

Pranvera e këtij viti ka ardhur ndryshe për ta!

Dyert i kanë hapur pas një mbyllje 3 mujore si pasojë e pandemisë Covid, por u mungojnë turistët, qofshin ato vendas apo të huaj.

Muzetë e Shkodres megjithë historinë e pasur që mbajnë brenda tyre, sot ndjehen më të “varfëra” se asnjëherë, sepse u mungojnë vizitorët, ata që i japin vlerë dëshmisë së tyre.

Amila Gjyrezi, Drejtoreshe e Muzeut “Oso Kuka”: ''Grupet do kishin filluar që në muajin maj.''

Eduart Grishaj, muzeu i dëshmisë dhe kujtesës: ''Na ka munguar gjatë koësaj kohe vizitori i huaj, i cili ndryshe nga vizitori vendas, vjen në sensin e një pelegrini.''

Pasojat më të forta do të jenë në sektorin ekonomik, pasi në mungesë të vizitorëve, edhe të ardhurat e parashikuara për t’u arkëtuar do të jenë më të ulëta.

''Këtë verë do të ketë minuse përsa i përket buxhetit.''

Përballë ndikimit që pati kriza, ata e quajnë domosdoshmëri hartimin e një strategjie për të rimarrë veten, e pse jo për të nxitur vizitorët vendas t’i frekuentojnë.

''Bllokimin e kufijve të mbërrijnë gradualisht në një përmirësim të situatës drejt një normaliteti.''

''Nuk varet nga ne ardhja e vizitorëve të huaj. Varet se sa do jetë panorama garantuese që Shqipëria është një vend i sigurt për tu vizituar.''

I frikësohen rikthimit të mundshëm të pandemisë në vjeshtë, sepse atëherë thonë ata do të ishte me pasoja të parikuperueshme.

Shumë aktivitete të parashikuara për këto muaj janë anuluar, e të tjera rrezikojnë të vihen në zbatim për pjesën tjetër të vitit.

EMISIONET