Piktori Helidon Haliti pas 9 vitesh shfaqet para publikut me ekspozitën vetjake.

Portrete, autoportrete dhe veshë janë kryefjala e ekspozitës “Still Life”.

Janë mbi 60 vepra arti të ndara në disa dhoma në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Artisti shpjegon punën e tij 4-vjeçare në telajo dhe çfarë kuptimi përmbajnë këto piktura.

Kësaj ekspozite nuk i mungojnë as elementë të politikës, dhe aktualizimi me periudhën e zgjedhjeve.

Ekspozita u hap për publikun në orën 18:00 të pasdites së sotme, 1 prill, dhe do të qëndrojë e hapur deri më datë 10 të muajit në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar.