Pamje të rënda/ Denoncimi te Berisha: Ja si policia rreh dhe shtrin në tokë punëtorin e llaçit

Pamje të rënda/ Denoncimi te Berisha: Ja si policia rreh dhe shtrin

Festim Peza, një punëtor ndërtimi, është dhunuar fizikisht nga policia mbrëmjen e djeshme.

Denoncimin e bën publik ish kryeministri Sali Berisha, i cili shprehet se dhuna e efektivëve vjen vetëm për faktin se i dhunuari është simpatizant i Partisë Demokratike.

Keqtrajtim shtazor dhe politik tek dera e shtëpisë e Festim Pezës, një punëtori llaçi, i cili po kthehej në shtëpi. Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin shtazor të narkobanditëve me uniformë dhe përdorimin e pandemisë për dhunë politike nga  Edvin Kristaq Xhelati dhe shpreh solidaritetin tim të plotë me demokratin Festim Peza dhe familjen e tij”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe denoncimin e qytetarit.

“Mirëmbrëma  Doktor Berisha! Uroj të jesh  mirë familjarisht. Mbrëmë policia e Edvin Kristaq Ramës keqtrajton dhe përplas për tokë duke e goditur para shtëpisë së vetë një demokrat, Festim Pezën, punëtor llaçi, vetëm se është demokrat".

Vendi Lajme Politikë denoncimi sali berisha Aktualitet dhuna

EMISIONET