Në Tajlandë një aksident tragjik i ka marrë jetën 17 personave dhe shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar.


Një autobus është përplasur me një tren në orët e para të mëngjesit të ditës së diel.

Policia tajlandeze bëri të ditur se pasagjerët brenda autobusit ishin nisur drejt një tempulli për të shënuar kremtimin e një feste tradicionale.
Autoritetet e shpëtimit thonë se ata kanë nevojë për një vinç që të jenë në gjendje ta ngrenë autobusin.


Ky nuk është aksidenti i parë në Tajlandë i këtij lloji pasi për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë aksidentet janë të shpeshta.
Një raport i vitit 2018 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se Tajlanda radhitet e dyta në botë për sa i përket niveleve të fataliteteve të trafikut.