Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Viktima mësohet se ka qenë mjeku kirurg i Lezhës, Qesk Gjergji, i cili nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Ai ka qenë duke ecur në momentin që është goditur nga një makinë dhe ka dalë nga rruga.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre ,drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi Q.Gj.,ka humbur kontrollin e mjetit duke dale nga rruga, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor në vendgjarje po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Qesk Gjergji