Publikohen pamjet e aksidentit të frikshëm të ndodhur dy ditë më parë në Greqi dhe ku protagonist ishte një shqiptar.

Makina me të cilën ai lëvizte u përplas me një automjet tjetër që drejtohej nga një efektive policie, ndërsa me vete kishte edhe vajzën 3-vjeçare.

Fatkeqësisht, aksidenti rezultoi fatal për nënë e bijë që humbën jetën.

Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi vetëm 100 metra larg shtëpisë së 37-vjeçares. Ndërkohë, kanë dalë edhe pamjet e momentit të përplasjes.

Nga video vihet re se shqiptari po ecte me shpejtësi të madhe dhe në makinën e tij ndodhej edhe një emigrant me origjinë nga Azia.

Këta të fundit janë arrestuar të dy dhe po hetohen në lidhje me ngjarjen.