Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore publikon pamje të tjera nga aksidenti I ndodhur ditën e sotme në Tiranë, pranë Ambasadës italiane.

Automjeti tip “BMW” duket teksa vjen me një shpejtësi të madhe dhe merr para makinën tip “Skoda” duke e çuar disa metra më larg.

Aksidenti ndodhi sapo dy mjetet kanë dalë nga semaforët tek kryqëzimi i TVSH-së.

Fatmirësisht, shoferi i Skodës është jashtë rrezikut për jetën pasi mjeti u godit nga ana e pasagjerit, ndërsa në automjetin tip ‘BMW’ po udhëtonin 2 të rinj, të cilët kanë marrë gërvishtje të lehta.

Lexo edhe:

Makinat bëhen copash te Ambasada italiane, dyshohet për një të lënduar