Pamje prekëse! Macja merr kotelen dhe e dërgon në spital, kërkon ndihmën e mjekëve

Pamje prekëse! Macja merr kotelen dhe e dërgon në spital,

Një mace në Turqi është bërë personazh në rrjetet sociale duke prekur jo pak zemra me veprimin e saj.

Pamjet filmike tregojnë kafshën e cila tenton të dërgojë në spital foshnjen e saj, që kishte probleme me sytë.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Karabaglar në Izmir, përcjell Ora News.

Pas ekzaminimit të koteles, mjekët zbuluan se kafsha vuante nga një infeksion në sy dhe pas konsultimit një klinikë veterinare ndërhyri për të ndihmuar në trajtim.

Duke folur për mediat lokale, një nga punëtorët shëndetësorë tha: "Ne i jepnim ushqim dhe ujë nënës (nënës) që jetonte në këtë zonë. Sidoqoftë, nuk e dinim që kishte lindur".

Bota Lifestyle Lajme spital Europa turqi video macja

EMISIONET