Ky është momenti kur jepet komanda dhe në godinën 12 katëshe në Durrës, shpërthimet e tritolit ndjekin njëra- tjetrën.

Shpërthimet ishin të forta pasi brenda pallatit u vendosën 88 kg eksploziv me synim dëmtimin e strukturës së brendshme që do ta bëjë më të lehtë shembjen e godinës në një fazë të dytë.

Por banorët e lagjes 17 ishin përgatitur prej ditësh ndaj edhe kishin marrë masa. Pas shpërthimit, tymi i zi mbuloi zonën për disa çaste.