Pallati ku u nxorën gjallë nëna dhe fëmijët ishte raportuar "i kalbur" 2 vjet më parë, banori: Ata që kundërshtuan shembjen janë nën rrënoja

Të dhëna tronditëse vinë për shembjen e një pallati 7 katësh nga tërmeti në Izmir.

Një prej banorëve, Mustafa Yıldırım, thotë se ndërtesa u raportua si "e kalbur" nga komuna 2 vjet më parë, por u braktis për shkak të banorëve që kundërshtuan shembjen. 

"Ata që kundërshtuan transformimin e ndërtesës janë tani nën rrënoja, kanë vdekur" tha Yıldırım.

Ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhduan në apartamentin me 7 kate, ekipet përparuan në nivelin e katit të 3-të. 

Më në fund, sot, një nënë dhe 3 fëmijët e saj, të cilët ishin nën rrënoja,  u arrit të shpëtoheshin 23 orë pas tragjedisë.

Nga tërmeti në Turqi deri tani janë raportuar 39 të vdekur dhe 885 të plagosur.

Tërmeti me magnitudë 6.6 zgjati rreth 15  sekonda dhe u pasua nga 658 pasgoditje, ku 39 prej tyre kanë qenë të më të mëdha se 4.

Bota Lajme Europa izmir termeti ne turqi shembja e pallatit 7 katesh

EMISIONET