'Pak dritë!" Fshati në terr e pa rrugë i Tropojës, s'kanë si të çojnë transformatorin

Një shteg mes malit lidh banorët e fshatit Bricë me pjesën tjetër të vendit.

Fshati në zermër të Nikaj Mërturit nuk ka pasur kurrë një rrugë të mirëfilltë

Atje ende s’ka shkuar makina e parë, e rolin e tyre e kanë kafshët e barrës.

“Ai transport na ka lënë pa dore. Prej 30 vitesh nuk kemi pasur kurrë rrugë makine”

Veç rrugës vuajnë mungesën e energjinë elektrike.

Transformatori i fshatit është djegur, ndërsa i riu nuk mund të dërgohet për shkak të terrenit të vështirë.

Dikur fshati në Aple kishte rreth 300 banorë.

Mungesa e infrastrukturës më minimale ka bërë që shumica të largohen.

Në fshat thonë se kanë mbetur vetëm 100 banorë.

Kërkesat për vite me radhë për rrugën kishin rënë në vesh të shurdhët, derisa këto ditë nisi puna për ndërtimin e saj.

Për banorët do të thotë shpresë për zhvillim.

Deri sa rruga të mbërrijë në Bricë, do të duhen edhe disa muaj, ndaj për të dërguar transformatorin e energjisë në fshat kërkohet ndihma e Ministrisë së Mbrojtjes për të vënë në dispozicion një helikopter.

Vendi Lajme tropoje Aktualitet fshati pa rruge

EMISIONET