Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Covid-19 ka prekur një mësuese dhe një sanitare në Fier.

Sipas Inspektoriatit të Shëndetit Publik pas testit të kryer ka rezultuar pozitive një mësuese dhe sanitarja e shkollës 9 vjeçare “Naim Frashëri” në Fier.

Testi është kërkuar nga vetë personat e infektuar pasi kanë shfaqur simptoma të virusit .

Sipas Drejtorisë Vendore të Arsimit në Fier, dy të infektuarat janë vetëkarantinuar dhe duke qenë se ende nuk janë hapur shkollat nuk ka rrezik për transmetimin e virusit.

Nga DAR Fier mësohet se kjo nuk do të ndikojë në vendimin për hapjen e kësaj shkolle me 14 shtator, ndërsa po ndiqen procedurat e parashikuara nga ISHP.