Pak ditë më parë humbi nga Covid vajzën 16-vjeçare, sot vdes edhe nëna

Pak ditë më parë humbi nga Covid vajzën 16-vjeçare,

Më herët humbi vajzën e saj 16-vjeçare për shkak të Covid-19, ndërsa sot vdes edhe vetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Teba të Greqisë.

16-vjeçarja Margarita ndërroi jetë disa ditë më parë pas një beteje të gjatë me Koronavirusin, ndërsa mamaja e saj, Georgia vuajti rreth 42 ditë në Njësinë e Kujdesit Intensiv të Spitalit Evangelismos për t’u ndarë nga jeta ditën e sotme.

I infektuar me Covid-19 ka qenë edhe bashkëshorti i viktimës, i cili arriti të mbijetonte. Ndërsa ka shpëtuar pa u infektuar djali 22-vjeçar i familjes, raportojnë mediat greke.

Nga fillimi i pandemisë Greqia numëron 233,079 të infektuar dhe 7,361 viktima.

Rajoni Lajme Greqi Covid-19 Lajmi i fundit Greqi koronavirusi ne greqi vajza 16-vjeçare nëna

EMISIONET